Arrestohet 48 vjeçari që kërcënoi me armë punëtorët e ndërtimit

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 48 vjeçar, që dyshohet se kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi.
Të dyshuarit L.L. i është sekuestruar një kallashnikov.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një kompleksi, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button