Arrestohet adhuruesja e Jay Z, futet në avion pa kaluar sigurinë

13 Nëntor 2020

 

 

 

Një adhuruese e reperit Jay Z është arrestuar pasi ajo iu shmang sigurisë dhe hipi në një fluturim të ‘American Airlines’ për në Los Angeles, në një përpjekje për të parë reperin.

Yaazmina Payton, 23- vjeçe, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Cikago të dielën në mëngjes.

Pasi ajo nuk ishte në gjendje të dispononte një biletë ose leje bordi, Payton u arrestua dhe u akuzua për shkelje kriminale.

Avokati i 23- vjeçares i tha gjyqtarit se ajo ka çrregullim të stresit post-traumatik dhe një çrregullim ankthi.