Arrestohet burri i 41-vjeçares, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Zvicër

Një grua u gjet e vdekur në një banjë në Bergdietikon të Zvicrës të dielën. Më pas policia arrestoi burrin e saj 47-vjeçar. Personi po hetohet për vrasje me dashje, rrethanat e veprës janë ende të paqarta.

Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm, shkruan prokurori publik Aargau në një komunikatë për media.

Sipas informacioneve të “Tages-Anzeiger” , gruaja e vrarë është Shqiponja Isufi. 41-vjeçarja ishte e njohur për diasporën, por edhe në Kosovë, transmeton rtv21.tv.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar bashkëshorti i Isufit, maqedonas me origjinë shqiptare.

Në lidhje me krimin prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button