Një person është arrestuar pasi që dyshohet se e kishte kanosur prindin e tij.

Sipas policisë e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth pronës dje në Ferizaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e kishte kanosur të atin e tij, viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media