Arrestohet i dyshuari për grabitje ndaj Fetty Wap
28 Mars 2017
Reperi i famshëm amerikan ishte plaqkitur në mes të rrugës
Reperi i famshëm amerikan ishte plaqkitur në mes të rrugës
Një nga rivalët më të vjetër të tij u arrestua si i dyshuar në grabitjen dhe gjuajtjen me armë që ndodhi të dielën, pasi i dyshuari shfaqi zingjirin e vjedhur në Instagram, shkruan rtv21.tv.
Policë në Paterson e arrestuan Raheem Thomas për gjuajtjen. Thomas është i njëjti person që postoi në Instagram një fotografi me zingjirin e Fetty-t me shkronjat “vulë” 1738. Ai pretendon se nuk e ka vjedhur personalisht zingjirin, mirëpo mburret që është fotografuar me të.
Fetty e Thomas kanë një rivalitet të vjetër muzikor. Thomaz njohur ndryshe si Fuzz është pronar i Muscle Team Entertainment që më herët këtë vit kanë lëshuar remiksin “Got Em”, që është një diss drejtë Fetty Wap./21Media