Dy zyrtarët e PSD-së, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni u arrestuan sot. Lajmin e bëri të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili u shpreh arrestimi i aktivistëve ndodhi gjatë një aksioni të PSD-së.

Ai, arrestimin e Krasniqit dhe Hysenit e quajti të papranueshëm si dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi. Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.”, shkroi Molliqaj në facebook./21Media