Është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ishte duke punuar në një bastore.

Rasi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50 dhe është cilësuar si organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm.

Nga polica janë gjetur dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizor, një fletore, tridhjetë e një tiketa të basteve dhe 56.90 euro para të gatshëm.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media