Dje në Prishtinë është arrestuar gjinekologu që dyshohet se ndërpreu në mënyrë të kundërligjshme shtatzëninë e 14 vjeçares së dhunuar nga Gjilani.

Lajmin e ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Lidhur me rastin me datën 14.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (mjek-gjinekolog)”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media