Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në Gjilan.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka grabitur nga viktima mashkull kosovar para të gatshme”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

Paratë e grabitura i janë konfiskuar dhe kthyer viktimës.

Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media