Është arrestuar një person i dyshuari pasi që i njëjti në një hyrje të një objekti është hasur duke i vjedhur atletet e banoreve.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Muharrem Fejza” ne Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në tentim për ta ndaluar të dyshuarin një person është lënduar nga një mjet i mprehte-thikë, shkruan rtv21.tv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media