Ai u arratis mbrëmë rreth orës 23:00

Ai u arratis mbrëmë rreth orës 23:00

Ende pa kaluar 24 orë është arrestuar personi, i cili u arratis mbrëmë rreth orës 23:00 në Burgun e Dubravës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Fadil Gashi nga zyra për media e forcave të rendit në Pejë.

“Ua konfirmoj që është kapur ai person dhe është njoftuar prokurori. Është kthyer në burg për vuajtje të dënimit. Sot, para pak orësh është kapur”, tha Gashi.

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë është larguar një i burgosur. Sipas ShKK, i burgosuri është larguar rreth orës 23:00. ShKK ka njoftuar se H.T , ishte i dënuar  me një vit  burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë ndërsa me rastin është njoftuar policia./kallxo