Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin me pakujdesi ka goditur një këmbësor, gjithashtu mashkull kosovar.

“Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vend nga ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Back to top button