Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje” dhe vepra të tjera kriminale.

“Pas një informate të pranuar mbrëmë rreth orës 21:00, se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, viktima një femër, 30 vjeç, i ishte ekspozuar dhunës në familje, policia e stacionit policor të Podujevës ka organizuar punën e saj me veprime operative të cilat kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit; • D. A. 35 vjeç, mashkull, shtetas i  Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje, me ç’ rast nga kontrollet e detajuara janë gjetur dhe sekuestruar: Një revole e llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm, një karikator,
dy copë fishek, kalibër 7.65 mu, një shufër metalike, dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë kanabis.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastet; dhunë në familje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës./21Media

Back to top button