Arrestohet i dyshuari për grabitjen në Fushë Kosovë

 

Policia e Kosovës sot ka kryer një operacion, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.

Ai dyshohet se më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, nga personeli i një subjekti afarist kishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për t’i deponuar në bankë.

Lajmin për arrestimin e A.H., 31 vjeç e ka bërë të ditur për rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka thënë Policia ka sekuestruar një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej” ka thënë Borovci./21Media

Back to top button