Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur

Një person është ndaluar nga Policia në Lipjan të shtunën, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, Policia kishte tentuar ta ndalojë veturën pasi kishte informacione se nga e njëjta po shiteshin substanca narkotike.
“E njëjta veturë ka goditur veturën e Policisë dhe nuk është ndalur. Pas një kohe Policia ka arritur që ta ndalojë veturën e dyshuar të llojit Mercedes ngjyrë hiri me targa lokale në të cilën gjendeshin dy persona, Janë arrestuar dy personat që gjendeshin në veturë. Gjatë arrestimit të tyre, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit në cilësi të dëshmitarit është liruar, ndërsa personi tjetër në cilësinë e të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.