Arrestohet i dyshuari që përfitoi mijë euro duke mashtruar me subvencione

Hetuesit policorë të antikorrupsionit kanë arrestuar një të dyshuar për mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit, përfitoi dhjetëra mijë euro kundërligjshëm.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, këtë të enjte i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button