Arrestohet i dyshuari që vrau një person dhe lëndoi dy të tjerë
8 Korrik 2020
Në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, dje rreth orës 03:05, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë.
Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK.
Policia bëri të ditur se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media