Policia e Sri Lanka, ka arrestuar ish-Miss Sri Lanka, Caroline Jurie, pas skandalit të saj të shkaktuar gjatë mbajtjes së ceremonisë zyrtare të përzgjedhjes së Miss Sri Lanka.

Pushpika De Silva fitoi çmimin “Miss Sri Lanka”, në një ceremoni të mbajtur gjatë së dielës, ku Jurie, supozohej t’ia dorëzonte kurorën asaj.

Por, në vend të kësaj ia hoqi kurorën duke pretenduar se ajo është e divorcuar, diçka që sipas rregullave nuk u lejohet konkurrentëve pjesëmarrës.

De Silva, mohoi një gjë të tillë, ajo tha se ishte ndarë nga burri i saj, por jo edhe e divorcuar zyrtarisht.

“Ka një rregull që i kushtëzon pjesëmarrëset, të cilat kanë qenë të martuara dhe janë divorcuar, pra unë thjesht po ndërmarrë hapa që kurorën ta dorëzoj në vendin e dytë”, tha Caroline.

Përmes një postimi në Facebook, De Silva konfirmoi se kishte pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve që iu shkaktuan gjatë këtij incidenti.

“Ka shumë nëna beqare si unë të cilat vuajnë në Sri Lanka. Kjo kurorë i dedikohet këtyre grave, nënave beqare, të cilat vuajnë shumë për t’i rritur fëmijët vetëm”, tha Miss Sri Lanka.

Policia, përpos Caroline Jurie, ka arrestuar edhe një tjetër modele, Chula Padmendra, pas këtij incidenti.

Pushpika De Silva u riemërua, po ashtu, organizatorët e kësaj ngjarjeje, janë shprehur se presin një falje publike nga Caroline Jurie./21Media