Avokati i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka thënë se Jakup Krasniqi është arrestuar sot dhe është dërguar në Hagë.

Hasani ka thënë se urdhërarresti është dorëzuar sot.

“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestohet Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë ai.

Zyrtarë të Gjykatës Speciale në mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë./21Media