Është arrestuar me urdhër të prokurorisë,  kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. Rugova është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Perveç tij  është ndaluar edhe nënkryetari dhe një zyrtar i Komunës së Istogut.

Raportohet se ata janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konflikt të interesit dhe falsifikim të dokumentit./21Media