Arrestohet McGregor
12 Mars 2019
Kjo është arsyeja e arrestimit
Kjo është arsyeja e arrestimit
Conor McGregor është arrestuar në Miami të hënën, nën akuzën se ka thyer telefonin e një fansi që u përpoq të bënte fotografi me Gregorin.
Fansi dhe McGregori ishin duke u larguar nga hoteli mëngjesin e së hënës, kur fansi u përpoq të dilte në fotografi me të. McGregori e goditi telefonin e viktimës, duke ia gjuajtur për tokë. I pandehuri më pas e shkeli me këmbë disa herë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ai ia mori telefonin dhe iku me të. Fansi tha se telefoni kishte vlerën e 1 mijë dollarëve.
Gjithashtu, irlandezi është duke u akuzuar edhe për grabitje të armatosur dhe disa vepra të tjera penale./21Media