Arrestohet nëna që keqtrajtoi fëmijën e saj

 

Një fëmijë është keqtrajtuar nga nëna e tij në Fushë Kosovë.

Sipas policisë nëna e viktimës është arrestuar për keqtrajtimin e fëmijës dje rreth orës 00:05.

“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj”, ka konfirmuar policia.

Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore.

Policia ka njoftuar se dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button