Arrestohet një 17-vjeçar, ishte në kërkim të policisë për vjedhje të rëndë

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 17 vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person me inicialet E.V (M/K) i moshës 17 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, me dënim burgimi prej një (1) viti”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button