Në orët e pasdites të së dielës, Policia në Mitrovicë, ka arrestuar H. V., 21 vjeçar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafiteri të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit, i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’./21Media