Një 24 vjeçar është arrestuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se zyrtarët policorë  për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po  ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.

“Sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut, në kohën kurë zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër. Zyrtarët policor mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit dhe mos përshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë nën kontrolle dhe të arrestojnë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, ka thënë Zahiti./21Media