Një 31 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Rreth orës 19:00, në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën të tipit “Citroën” me targa të Kosovës dhe pas kontrollit që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroi: Një revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe një thikë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet D. B, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej./21Media