Arrestohet një 41 vjeçar për gjuajtje me armë e armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për gjuajtje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, Policia dje(28 tetor) ka pranuar informacion se tek një restaurant në Gjilan është gjuajtur me armë zjarri.
41 vjeçari(S.L) dyshohet se ka shtënë tri herë në ajër. Ndërkaq, në vend të ngjarjes nga janë gjetur tri gëzhoja të armës.
I dyshuari i rastit fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtit pas arrestimit i është konfiskuar një armë pistoletë mod. 75 e kalibrit 8 paro. me njëmbëdhjetë fishekë si dëshmi për Gjykatën.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media 

Back to top button