Arrestohet një grua në një lokal masazhi

Një grua e dyshuar për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion është arrestuar në një lokal masazhi të hënën në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftur se janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button