Arrestohet një grua në Prishtinë, me vete kishte armë e drogë
Një grua është arrestuar për posedim arme e droge.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:13 në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
“Gajtë kontrollit te e njëjta është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me një karikator pa fishek. Gjithashtu, gjatë kontrollit te e dyshuara është gjetur edhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë”, ka thënë Policia e Kosovës.
Megjithatë, me urdhër të prokurorit e dyshuara është lirua, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media