Arrestohet një grua pasi dëmtoi varret në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz

Një grua është arrestuar në Skenderaj, pasi e njëjta dyshohet se ka dëmtuar varret në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti potencoi se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ju njoftojmë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale “Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”. Është arrestuar një e dyshuar femër, të cilës nga ana e prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, lënda është proceduar në Prokurori”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button