Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjHRKEK) në Gjilan, ka arrestuar një person B.A. viti i lindjes 1957, që  ishte përfshirë në veprën penale ‘fajde’.

‘’Dyshohet se një person  kishte marrë nga i dyshuari një shumë prej 55,000.00 €. Ai kishte arritur t’ia kthente 58,000.00 € të dyshuarit, ndërsa i dyshuari në formë të interesit-kamatës ka kërkuar nga viktima edhe 40,000.00 € të tjera që do të thotë se fitimi jo-proporcional është në vlerë prej 43,000.00 euro. Në kuadër të veprimeve hetimore të kombinuara, sot më  21.05.2020, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë zbatuar masat e fshehta dhe teknike ‘simulimi i veprës penale’, ku i dyshuari nga viktima ka pranuar edhe 5,000.00 (pesë mijë) euro ’’, njofton policia përmes një komunikate të dërguar për media .

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar  në prezencë të avokatit të tij mbrojtës (caktuar sipas detyrës zyrtare) dhe pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës , i njëjti është ndaluar për 48 orë.