Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Skenderaj një person të dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”.

“Gjatë orëve të natës të datës 15 prill 2021, patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë. Zyrtarët policorë gjatë ndaljes dhe komunikimit me drejtuesin e veturës tanimë të dyshuarin kanë vlerësuar si të nevojshëm një kontroll të detajuar të veturës. Si rezultat i veprimeve  të ndërmarra  gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi  të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në  vlerë 1030 €, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:

41  monedha nga 10 euro
31 monedha nga 20 euro.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  “Falsifikim i parasë”./21Media