Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person që dyshohet për përfshirje në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.

“Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin A.O., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’. Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje në njoftim thuhet se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’./21Media