Dje është raportuar një rast i dhunës në familje në Fushë Kosovë. Policia e ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje për fëmijët, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media