Sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.

“I dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative. Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur”, ka njoftuar Policia.

Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar.

Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajonit të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin./21Media