Policia dje në fshatin Trebosh të Tetovës ka ndaluar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë.

“Më 14.12.2020 në ora 10:30 efektivë të policisl nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar – Seksioni i kërkimit me ndihmën e Task Forcës Speciale në fshatin Trebosh-zona e Tetovës e kanë arrestuar R.F. (47) nga fshati Trebosh, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë në lidhje me nenin 418a paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u sqarua në njoftimin e sotëm nga Ministria e Brendshme.

Personi u dërgua në institucionin ndëshkues përmirësues, raporton TV21./21Media