Arrestohet një person, i konfiskohen armë e fishekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një person me inicialet P.H, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
”Gjatë punës policore operative, në  fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar: 1  armë e  llojit ‘Benelli’ – prodhim italian; 1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk; 1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN; 1  pako me 23 fishekë të llojit sterling,  të kalibrit 12 mm; 1  pako me 5 fishekë 12 mm; 1 pako me 9 fishekë të 12mm; 2 këllëfë të armëve të gjata”, bëhet e ditur në komunikatë.
Pas kompletimit të  rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button