Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me lëndë narkotike dhe i goditi me veturë disa policë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi duke tentuar t’i shmangej ndalimit policor, e kishte goditur veturën zyrtare të Policisë dhe iu kishte shkaktuar lëndime trupore policëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia njoftuan të enjten se të dyshuarit i është gjetur një sasi e dyshuar narkotike dhe pas bastisjeve në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë, janë sekuestruar 6 qese të llojit marihuanë, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe para kesh.

Të dyshuarit me inicialet L.SH. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Ndaj tij janë iniciuar veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Back to top button