Arrestohet një person ne Prishtinë, vidhte gjëra ushqimore

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi i njëjti vidhte gjësende ushqimore.

Policia ka njoftuar se raportuesja e kishte vërjetur të dyshuarin tek vidhte në kamerat e sigurisë.

“Rr.Ali Vitia, Prishtinë 24-25.05.2023 Raportohet se ankuesja femër kosovare në bazë të kamerave të sigurisë ka vërejtur një të dyshuar mashkull kosovar duke vjedhur gjësende ushqimore.Njësiti i hetimeve ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button