Një qytetar nga Skënderaj është arrestuar dje rreth orës 05:45 për shkak se është hasur me disa persona të tjerë duke u përgatitur të kryejnë rite fetare për festën e Bajramit.

“Pas kërkesës për largim dhe kërkesës për të zbatuar urdhëresën e BIK-ut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policor”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti  është liruar në procedurë të rregullt./21Media