I njejti dyshohet edhe për disa raste tjera të zjarrvënieve

I njejti dyshohet edhe për disa raste tjera të zjarrvënieve

Është arrestuar një person i dyshuar për zjarrvënie në vendin e quajtur Rezinat, në fshatin Semetishtë të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate, në të cilën bëhet e ditur se me datën 10 mars 2019 në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (V. M.), i cili dyshohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.

Sipas kësaj komunikate, personi i dyshuar është përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor. Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Dje portali rtv21.tv ka informuar se në Mushtisht, Budakovë dhe Semetisht ka zjarre aktive, të cilat po shkaktojnë dëme kolosale. Këtë e ka bërë të ditur i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse dhe qytetarëve për kujdes./21Media