Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë Departamenti për të mitur, dje ka arrestuar një person të dyshuar, për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

I njëjti dyshohet se ka rekrutuar, strehuar, transportuar dhe i ka mbajtur nën kontroll shtatë viktima të mitur (meshkuj/kosovarë) duke i shfrytëzuar për punë të detyruar.

Sipas një njoftimi për media, gjate realizimit të këtij plani për arrestimin e të dyshuarit si prova janë konfiskuar përkohësisht: një telefon mobil dhe dy fletore të evidencave.

Policia ka njoftuar se viktimat e mitura janë trajtuar sipas Proceduarve Standarde të Veprimit për Viktima të trafikimit, ndërsa me vendim te Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore./21Media