Një shqiptar 28-vjeçar me nofkën “Gino” i kërkuar në lidhje me sulmin me kamion në qytetin francez Nice në vitin 2016 ku la 86 të vdekur, është arrestuar në jug të Italisë.

Ai u arrestua nga policia italiane afër Napolit, nën një urdhër arresti evropian të lëshuar nga drejtësia franceze më 27 prill të vitit 2020.

28 vjeçari akuzohet se ka ofruar armë për sulmuesin, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, transmeton rtv21.tv.

Bouhlel ishte vrarë nga Policia pasi ai me kamion kishte goditur turmën e njerëzve që ishin mbledhur në “Promenade des Anglais” të Nices./21Media