Një sirian është arrestuar, pasi i njëjti deri sa ishte në Qendrën e Azilit në Magure kishte kanosur dhe kishte goditur me këmbë veturën e kuzhinierit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:40 në fshatin Magure të Lipjanit, shkruan rtv21.tv.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull sirian pasi i njëjti deri sa ishte në Qendrën e Azilit në Magure kishte kanosur me fjalë dhe kishte goditur me këmbë veturën e ankuesit mashkull kosovar  (kuzhinierin), e gjithë kjo ka ndodhë si pasojë e një fjalosje të çastit rreth ushqimit”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media