Është arrestuar një zyrtar korrektues, pasi që gjatë kontrollimit në Qendrën Korrektuese Dubravë, tek i njëjti është gjetur një telefon mobil.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 07:40 në Dubravë të Istogut.

Me vendim të prokurorit, telefoni mobil është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media