Një person nga Prishtina dje ka dëshmuar në Policinë e Kosovës për një rast të dhunimit.

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media