Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Rahovec ka arrestuar një person pasi që nën ndikim të alkoolit ka rrahur nënën dhe gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i cili nën ndikimin e alkoolit (3.18 ‰) fillimisht ka sulmuar bashkëshorten e saj femër shqiptare/shtetase e Republikës së Shqipërisë, e më pas edhe nënën e tij femër K/serbe”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.

Sipas policisë, viktimat nuk kanë pranuar të marrin tretman mjekësor./21Media