Policia e Kosovës ka arrestuar më datë 20.05.2020, rreth orës 22:50 një person, nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur.

Si prova materiale, Policia ka konfiskuar dy telefona celular dhe një thikë.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media