Policia e Kosovës ka arrestuar sot ka arrestuar personin që kërcënoi përmes postimeve në rrjetin social Facebook, ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, pasi ky i fundit shpërndau një artikull të një gazete franceze me një karikaturë të Pejgamberit Muhamed në Twitter.

“Policia e Kosovës me datë 20.10.2020 ka ndërmarrë një operacion, që ka rezultuar me arrestimin e një personi, si i dyshuar për veprën penale sipas kapitullit XIV, të veprave penale kundër rendit kushtetues të RKS-së. Të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Ndryshe, shpërndarja e atij artikulli ka nxitur reagime të shumta në rrjet kundër ambasadorit Gashi, duke iu kërkuar edhe shkarkimi nga detyra.