Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që gjatë bastisjes së banesës së tij, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 12 bimë të madhësive të ndryshme të dyshuara si Kanabis Sativa .

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:05 në Fushë Kosovë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media